Kabineti qeveritar në detyrë në krye me Ramush Haradinajn, do të mblidhet të martën nga ora 13:00 për të shqyrtuar 10 vendime.
Vendimi i parë ka të bëjë me Draftin e Platformës Vjetore të Politikës së Intelegjencës dhe Sigurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë vendim tjetër ka të bëjë me kursimet dhe ndarjet buxhetore të organizatave buxhetore.
Po ashtu pritet të merret vendim edhe për shpronësimet e përhershme në lidhje me “Ndërtimin e Parkut të Energjisë”, transmeton televizioni publik.
Një vendim tjetër ka të bëjë me shpronësimet në lidhje me “Ndërtimin e Parkut të Biznesit” në Skenderaj.
Parcela të caktuara të Korporatës Energjetike të Kosovës pritet t’i kalojnë Komunës së Obiliqit.
Vendim pritet të merret edhe në lidhje me Nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Malit të Zi për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II.
Kabineti qeveritar do të plotësojë, nesër, edhe vendimin në lidhje me ngritjen e bustit të senatorit Robert Dole në Prishtinë.
Vendim tjetër ka të bëjë me shpronësimet në lidhje me ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, segmenti Banullë-Bresalc.
Vendim për shpronësim pritet të merret edhe në segmentin Kijevë-Klinë-Zahaq, në lidhje me ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë.
Vendim për ndarje buxhetore parashihet të ketë edhe për shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.