Fillon seanca e fundit gjyqësore e rastit “Pronto” Foto: Koha

Më 30 dhjetor dëshmojnë edhe dy dëshmitarë në rastin “Pronto”

Saranda Ramaj 16 December 2019 09:50
10:44

Avokatet e të akuzuarve Adem Grabovci e Besim Beqaj për shkak të ndryshimit faktik të aktakuzës kanë kërkuar që në gjykatë të ftohen si dëshmitarë sekretari i Qeverisë se Kosovës, Fitim Krasniqi e ish-ushtruesi i detyrës se kryeshefit të Telekomit, Nuredin Krasniqi.

Një kërkesë të tillë gjykata e ka aprovuar trupi gjykues.

Seanca e sotme ka përfunduar. Me 30 dhjetor këta dy dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjykatë e të njëjtën ditë pas këtyre dëshmive pritet të jepen fjalët përfundimtare.

10:10

Hajdari bën ndryshimin e përshkrimit faktik në njërën nga pikat e akuzës për Grabovcin e Beqajn

Para se të nisë fjalën përfundimtare, prokurorja speciale Drita Hajdari ka bërë ndryshimin e përshkrimit faktik për njërën nga pikat e akuzës për të akuzuarit Adem Grabovci e Besim Beqaj.

Pas këtij ndryshimi avokati Besnik Berisha që e përfaqëson Beqajn ka deklaruar se ju duhen 10 minuta kohë për të parë ndryshimin dhe për të vendosur se si do të veprojnë tutje.

Kërkesa e Berishës është aprovuar nga trupi gjykues. Seanca është ndërprerë për disa minuta.

09:50

Fillon seanca e fundit gjyqësore e rastit “Pronto”

Ka filluar të mbahet seanca e fundit gjyqësore e rastit të njohur si "Pronto" para se trupi gjykues të nxjerrë aktgjykim për këtë çështje.

Në seancën e sotme palët do të japin fjalën përfundimtare. Ky proces gjyqësor po përfundon për disa seanca për shkak se prokurorja speciale që përfaqëson këtë rast nuk ka propozuar fare dëshmitarë ndërsa janë dëgjuar vetëm dy dëshmitarë në këtë proces gjyqësor të propozuar nga të akuzuarit, raporton Koha Ditore.

Shumica e të akuzuarve gjatë fazave të mëhershme të gjykimit nuk kanë pranuar t’i përgjigjen pyetjeve të prokurores e disa prej tyre kanë zgjedhur të mbrohen në heshtje.

Trupi gjykues i ka konstatuar provat si të lexuara por që në sallën e gjykimit nuk është bërë publike përmbajtja e tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme