Arbëri

“Qeveria Kurti” mbetet e bllokuar nga “presidenti i LDK-së”

“Qeveria Kurti” mbetet e bllokuar nga “presidenti i LDK-së”

Takimi maratonik mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës fundjavën që shkoi vetëm sa i ka larguar këto subjekte drejt arritjes së koalicionit qeverisës.

Barrikadimi i palëve rreth postit të presidentit ka bërë që marrëveshja të jetë vështirë e arritshme, shkruan sot Koha Ditore. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kjo javë do të jetë vendimtare, derisa kanë përmendur rrethana të tjera nëse nuk arrihet marrëveshje me LDK-në.