Që nga shpallja e rezultateve preliminare nga KQZ-ja, më 7 nëntor, përfaqësues e lider të Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë vazhduar me takime për të arritur formimin e një koalicioni qeverisës.
Por, edhe pas rreth 2 muajsh që nga zgjedhjet, këto dy parti nuk kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, edhe këtë të diel u raportua për një takim të mundshëm, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ngecja në bisedime dhe pozita e presidentit e kërkuar nga LDK-ja, kanë bërë që javëve të fundit, rrjeti social Facebook të mbushet me reagime nga shumë persona.
Personat me pozita në institucione, por edhe qytetarët, kanë shprehur qëndrimet e tyre rreth këtyre bisedimeve.
Madje, takimet e liderëve të të dyja partive u kthyen edhe në humor nga persona e nga faqe të ndryshme satirike.
Por qytetarët, ndonëse thonë se LDK-ja nuk duhet të jetë kaq këmbëngulëse, presin një marrëveshje mes VV-së e LDK-së. Sipas qytetarëve, posti i presidentit nuk duhet të jetë pjesë e bisedimeve, pasi që kandidati nuk duhet të jetë partiak.
Derisa Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe pas shumë takimeve nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje finale, presidenti i Kosovës ka thirrur seancë për konstituimin e Kuvendit, më 26 dhjetor.