10 mijë faqe dhe dokumente me prova të reja që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga Serbia, është paralajmëruar se do t’i dërgohen së shpejti Prokurorisë për hetime nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Por, skeptik se pas pranimit të këtyre dosjeve mund të ketë rezultate konkrete që kriminelët të dalin para drejtësisë, është Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, raporton KTV.
Kjo për faktin se materiale të ngjashme në vazhdimësi i janë dorëzuar organeve të drejtësisë, por që sipas këtij fondi, pak serbë janë gjykuar e dënuar.
Amer Alija, monitorues i gjykimeve për krime lufte – FDH, thotë se këtu ndikon mosbashkëpunimi i Kosovës me Serbinë dhe Tribunalin e Hagës, që është sfidë për Prokurorinë.
Alija thotë se Kosova ka mjaftueshëm prokurorë dhe gjykatës, të cilët siç thotë duhet ta intensifikojnë punën që kriminelët, që vazhdojnë të jenë të lirë, të dalin para drejtësisë.
Ndryshe, sipas tij, me kalimin e viteve, pjesëmarrësit në krime mund të vdesin e në të njëjtën kohë edhe dëshmitarët që do t’i vështirësonin hetimet dhe vënien e drejtësisë në vend.
Edhe
Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë cilësohet sfidë për trajtimin e krimeve të luftës në Kosovë
Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, deri tash për krimet e kryera në Kosovë nga Gjykatat vendore, ato në Serbi dhe nga Tribunali i Hagës janë dënuar 65 persona, prej tyre 38 shqiptarë, 26 serbë dhe një rom me gjithsej 558 vjet burgim.
Ndërsa, 4 serbë dhe 3 shqiptarë janë duke u gjykuar për krime lufte në Kosovë, derisa 2 serbë, 1 shqiptar dhe 1 boshnjak janë në paraburgim ku procedura ndaj tyre janë ende në hetime.
-
Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë sfidë për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë
-
FDH: Për mbi 10 mijë civilët e vrarë gjatë luftës u dënuan vetëm 74 persona
-
FDH: Vetëm 74 persona të dënuar për krimet e luftës në Kosovë
-
FDH-ja kërkon shtim të kapaciteteve për hetim e gjykim të krimeve të luftës