SHBA e kënaqur me zbatimin e Ligjit për ndërmjetësim në Kosovë

SHBA e kënaqur me zbatimin e Ligjit për ndërmjetësim në Kosovë

13 December 2019 21:29

Ambasada në Kosovë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur se është me rëndësi që po zbatohet Ligji për Ndërmjetësim.

“Është e rëndësishme që Ministria e Drejtësisë po zbaton Ligjin e Ndërmjetësimit duke u dhënë Gjykatave udhëzime për licencimin, mbikëqyrjen, regjistrimin, trajnimin dhe etikën”, thuhet në një postim në Twitter të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

“Më shumë qasje në zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve është një përmirësim për qytetarët që kërkojnë drejtësi në Kosovë”, thuhet më tej aty.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme