Arbëri

Sipas Tahirit, është i vështirë funksionimi i qeverisë me 12 ministri

Koordinatori për reforma në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri, ka thënë se ideja e Vetëvendosjes dhe LDK-së që në qeverinë e re të kenë vetëm 12 ministri është vështirë e realizueshme.

Tahiri, që ka draftuar edhe ligjin për qeverinë, por që nuk është votuar, ka thënë se një qeveri do të ishte funksionale sikur të ketë 15 ministri.

“Më së miri do të ishte që përcaktimi i numrit të ministrive të bëhej me ligj. Ligji për Qeverinë është kryer, por s’u miratua sepse e ftuan kryeministrin në Hagë. Zoti Kurti ka propozuar 12 ministri. Ua kam dhënë modelin tim. E kam pas të vështirë të akomodoj të gjitha dikasteret në 12 ministri. Është qeveri jofunksionale. Mirë për veshin e atyre që thonë se s’ka dreka e darka. Por është problem. I keni tash 21 ministri, 21 zyrtarë për publikun, 21 drejtorë të departamenteve të ndryshme etj.. T’i s’fiton asgjë sepse një kabinet ministror i shpenzon më pak se një milion euro. T’i s’lidhesh me logjikën sa kursen, por sa i bie ajo. Qysh do ta bashkosh Ministrinë e Punëve të Brendshme me atë të Administratës Publike e Pushtetit Lokal. MPB-ja është përgjegjëse për 8000 policë, inspektorate, agjencione dhe ti po e fut më pas atë për reformën. Pastaj Pushtetin Lokal e ky shtet e ka rregull kushtetues që nga niveli qendror bie menjëherë te komunat. Kush vendos pastaj? Është modeli afgan dhe një Polonia. Kanë krijuar një ministri ‘koti’, t’i fusin të gjithë aty”, ka deklaruar ai.

“Modeli që do të duhej të kishte një qeveri, sipas mendimit tim, është 15 ministri. Secila ta ketë zëvendësministrin. Me 12 do të jetë problem i madh. Pa 10 ministri s’mund të funksionojë shteti. Më vjen keq kur flasin disa ekspertë, thonë Zvicra i ka 11 ministri. Ajo ka sistem kantonal. Gjermania ka disa shtete me ministrat e vet. Është plotësisht gabim. Na shkon përshtati ndonjë vend me gjeografi popullatë si ne dhe me financa. 15 është shumë mirë”, ka shtuar më tej Tahiri.