Arbëri

KGJK sulmin ndaj gjyqtarit në Vushtrri e cilëson sulm ndaj drejtësisë

KGJK sulmin ndaj gjyqtarit në Vushtrri e cilëson sulm ndaj drejtësisë
 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dënon ashpër sulmin fizik ndaj gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, Rifat Bllata.

Këshilli nëpërmjet një reagimi ka shprehur shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit mbikëqyrës, Bllata, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.