Arbëri

Tokat bujqësore nuk do të taksohen as vitin e ardhshëm

 

Nga janari e deri në fund të nëntorit, janë arkëtuar rreth 25 milionë euro nga tatimi në pronë.

Drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë, në Ministrinë e Financave, Shkelzen Morina, beson se këtë vit do të mblidhen në tërësi tatimet e planifikuara. Ai tha për televizionin publik se edhe pse ishte paraparë që këtë vit të fillojë mbledhja e tatimeve nga tokat bujqësore, kjo nuk ka ndodhur, ndërsa nuk pritet të fillojë as në vitin 2020.