Arbëri

Sindikata Doganës kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave

Foto: Koha/Ilustrim
 

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës thotë se e përkrah çdo ligj të favorshëm dhe i cili ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen dhe ruajtjen e mirëqenies sociale të punonjësve.

“Referuar ligjit në fjalë, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se ligji i pagave i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe votuar nga shumica e deputeteve të Parlamentit të Republikës së Kosovës gëzon përkrahjen e shumicës së të punësuarve në institucionet Republikës së Kosovës, andaj mbi bazën e kësaj Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës përkrah dhe kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave, ashtu siç është, pasi që i njëjti mund të plotësohet nëse janë bërë lëshime teknike gjatë procesit”, thuhet në njoftimin e tyre.