Shqipëria paralajmërohet për herë të dytë nga Komisioni Evropian për rikthimin e vizave. Kësaj radhe nuk është krimi i organizuar shqiptar që paraqitet si pretekst nga Holanda, por “pasaportat e arta” për biznesmenët e huaj.
Rreth një muaj më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Konferencën Globale të Nënshtetësisë, të organizuar në Londër nga Henley & Partners, një firmë që merret me nënshtetësitë dhe rezidencën, kryesisht për klientë të pasur, nëpërmjet programeve të nënshtetësisë, pra pajisjen e këtyre personave apo familjeve të pasura me pasaporta të dyta apo të treta, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI vetëdijshëm për rreziqet që paraqesin “Pasaportat e arta”, kryeministri i Shqipërisë deklaroi në Londër se nuk mund t’ia mohojmë Shqipërisë potencialin e madh të këtij programi.
Por delegacioni i BE-së paralajmëron Qeverinë shqiptare të rishikojë qëndrimin e saj për pajisjen e biznesmenëve të huaj me pasaporta shqiptare. Komisioni Evropian deklaron se dhënia e pasaportës të huajve do të thotë lëvizje e lirë në Zonën Shengen, çka do të detyrojë BE-në t’i rikthejë vizat për qytetarët shqiptarë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)