Arbëri

Sindikatat paralajmërojnë grevë prej të mërkurës nëse s’marrin përgjigje nga Thaçi e Haradinaj

 

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Paga për sektorin publik, institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së këtij Ligji me Kushtetutën, e për këtë, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Sindikata e Policisë dhe e Arsimit, kanë reaguar ndaj këtij vendimi derisa kanë kërkuar që të zbatohet ligji.

Sindikata e Policisë dhe e Shëndetësisë kanë deklaruar se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me thirrjen për takim me Presidentin dhe Kryeministrin e vendit.