Rama në Stamboll në konferencën e vendeve islamike, kërkon ndihmë të mëtejme pas tërmetit Foto: AA

Rama në Stamboll në konferencën e vendeve islamike, kërkon ndihmë të mëtejme pas tërmetit

08 December 2019 13:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në konferencën e vendeve islamike për bashkëpunime në Stamboll ku dhe falënderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit.

“Ju falënderoj për reagimin e menjëhershëm për tragjedinë që theu zemrën e vendit tim, ju ishit atje për të na ndihmuar për 26 nëntorin, nuk gjej dot fjalët se sa shumë do të thoshte për në angazhimi juaj personal dhe i njerëzve tuaj që erdhën me shpejtësi të plotë, që vunë jetën e tyre në rrezik për ne. Faleminderit për sot, që më keni dhënë mundësinë për t’iu drejtuar një forumi kaq special”, tha Rama, raporton Tch.

Ai tha më tej se pas 26 nëntorit, me 51 të vdekur mbi 900 të plagosur, “qëndroj para jush për t’ju kërkuar ndihmë”.

“Falënderoj secilin prej jush, vëllezërve tanë, qoftë bamirësia juaj e pranuar. Ishin të shumtë ata që kanë ndihmuar, të moshuar me një pension të vogël, kanë ndihmuar gjithashtu, të rinj e të reja në diasporë kanë ardhur e kanë punuar vullnetarisht. Unë nuk ofroj një ringjallje, por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten, por kjo dritë u pa te Turqia. Turqia e provoi se i përmbahet urtisë së saj se nuk braktisi një mik të saj. Për këtë dhe për premtimin e presidentit për të ndërtuar 500 banesa kam ardhur t’ju falënderoj e që të bashkoheni me ne në këtë udhëtim të dhimbshëm”.

Ai tha se i gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë.

“Dëshiroj që katastrofa të kthehet në frymëzim, dhimbja në forcë, shkatërrimi në peizazh të bukur. Nuk mund të resht së menduari se tërmeti na ka sfiduar si asnjëherë tjetër. Të dhënat tona paraprake janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave, të cilat janë shumë katëshe, janë dëmtuar, kjo është arsyeja pse nuk kemi një shifër finale pasi po kontrollohen akoma. Dëmi shkon përtej asaj që ne përballojmë, nëse nuk na ndihmojnë. Duke iu kërkuar falje që ndërhyra në konferencë për një temë të tillë, iu falënderoj për durimin. Zoti iu bekoftë”, tha kryeministri Rama në fund.

Para konferencën, Edi Rama është pritur në takim nga presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi, siç raporton Tch, ka zgjatur për më shumë se dy orë, ndërsa fokusi ishte materializimi i asaj ndihme të deklaruar nga Turqia më parë.

Presidenti Erdogan ishte i pari që ofroi ndihmën për të ndërtuar 500 banesa, pas tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë.

Komentet

TFURK09/12/2019 09:25

Ky është ofendim i madh për të gjithë ne...TURP.

Shto koment

Të ngjashme