Arbëri

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” dënon deklaratat e Vuçiqit për masakrën e Reçakut

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” dënon deklaratat e Vuçiqit për masakrën e Reçakut
 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur”, në një deklaratë për media ka theksuar se propaganda e shtetit serb në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë është intensifikuar dhe se në kuadër të kësaj strategjie duhet të shihet edhe deklarata e fundit e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku nuk paraqet asnjë risi, përkundrazi është përsëritje e fjalëpërfjalshme e asaj që ka thënë disa herë gjatë luftës në Kosovë, sidomos pas 17 janarit të vitit 1999, kur Qeveria e Serbisë e shpalli William Walker-in “persona nongrata” dhe i dha afat prej 48 orësh që të largohej nga Kosova.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur”, ka mbështetur reagimet e shumta ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e cila ka për qëllim mohimin e gjenocidit në Kosovë.