Krasniqi: Hidrocentralet - rrezik i madh për mjedisin Foto: Driton Paçarada / KD

Krasniqi: Hidrocentralet - rrezik i madh për mjedisin

Bekim Kupina Bekim Kupina 08 December 2019 07:00

Kosova, megjithëse vend i vogël kontribuon në dëmtimin e klimës në nivel global. Sipas Arif Krasniqit, kryetar i partisë Eko Lëvizja e Gjelbër, përpjekja për ndërtimin e hidrocentraleve kudo nëpër Kosovë, paraqet rrezik serioz për mjedisin.

Ai thotë se vendi ynë në disa aspekte ndikon në vazhdimësi në krizën klimatike që tashmë e ka përfshirë globin. Sipas tij, në Kosovë ka nivel të lartë të emetimit të dyoksidit të karbonit, përdorimit të madh të qymyrit për ngrohje dhe dëmtimit të pyjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Përpjekje për realizimin e projektit të TC Kosova e Re, Krasniqi e cilëson tejet të dëmshme. Në këtë plan, mendon se autoritetet kosovare duhet angazhohen maksimalisht që të pyllëzojnë sa më shumë sipërfaqe, si një preventivë e mirë kundrejt krizës klimatike.

KD: Zoti Krasniqi, me termin “ngrohje globale” shoqëria kosovare nuk është edhe aq e familjarizuar. Përtej një përkufizimi abstrakt, në cilin aspekt e kërcënon ngrohja globale Kosovën dhe çfarë kuptimi ka ajo në kontekstin kosovar?

Krasniqi: Ngrohja globale nënkupton rritjen e temperaturës në planetin Tokë për një periudhë të caktuar kohore. Por edhe një kuptim tjetër i ngrohjes globale është hipoteza sipas së cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit të lëndëve fosile nga njeriu.

Ngrohja globale, nëse nuk do të kontrollohet, do të shkaktojë probleme katastrofike me pasoja shëndetësore, mjedisore, ekonomike dhe politike. Kostoja e këtyre pasojave do të jetë shumë më e madhe sesa kostoja e parandalimit të tyre. Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët, por një kërcënim aktual për mjedisin, sigurinë dhe prosperitetin tonë.

Shirat e rrëmbyeshëm, zjarret vdekjeprurëse, temperaturat ekstreme, stuhitë, uraganet dhe çdolloj fenomeni natyror lidhet me ngrohjen globale.

Fushat më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike janë: burimet ujore, zonat bregdetare, vendbanimet dhe shëndeti i njerëzve. Ndërsa sektorët ekonomikë më të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve janë: bujqësia, peshkimi, pyjet, energjetika, ndërtimi, figuracioni jetësor, shërbimet financiare dhe shërbimet turistike argëtuese...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme