Arbëri

Qytetarët kërkojnë formimin e institucioneve të vendit

 

Qytetarët e Kosovës kërkojnë formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të shtetit, meqë sipas tyre, mungesa e institucioneve shënohet me pengesa në zhvillimin e vendit.

Gjithashtu, qytetarët janë shprehur se vonimi i formimit të institucioneve mund të ndikojë edhe në sferën ndërkombëtare, meqë partnerët e Kosovës presin që sa më shpejtë Republika e Kosovës t’i ketë institucionet e reja, në mënyrë që të mund të vazhdohet puna në të mirë të qytetarëve të Kosovës.