Arbëri

Wahl thotë se të rinjtë janë zgjidhja kundër dhunës në baza gjinore, kërkon fuqizimin e tyre

Wahl thotë se të rinjtë janë zgjidhja kundër dhunës në baza gjinore, kërkon fuqizimin e tyre

Zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Killian Wahl, ka deklaruar se ndikimi i të rinjve në botë është duke u rritur, derisa ka bërë ftesë që të gjithë të punojnë për fuqizimin e të rinjve.

Këto komente Wahl i ka bërë gjatë prezantimit të aktiviteteve që misioni i OSBE-së ka bërë gjatë vitit 2019 me të rinj. Ai tha se ndryshimi i shoqërisë vjen nga të rinjtë, për çka edhe tha se fuqizimi i tyre do të ndikojë për krijimin e një bote më të mirë.