Arbëri

Kosovarja e kthyer nga Siria thotë se shteti i Kosovës nuk po i mban premtimet, sidomos për punësim

Kosovarja e kthyer nga Siria thotë se shteti i Kosovës nuk po i mban premtimet, sidomos për punësim

Një fëmijë trembëdhjetë vjeç ende është në një kamp në Siri. Për këtë rast ka treguar F.Z, një grua nga Kosova e cila kishte qenë në një kamp në Siri dhe e cila është kthyer më herët në Kosovë. Sipas saj atje ka edhe fëmijë të tjerë.

Në një intervistë për RTK, ajo ka treguar se djali trembëdhjetë vjeç nga Kosova është edhe i plagosur. “Fëmijë kanë mbetur. Është një djalë 13 vjeç nga Kosova që ka mbetur atje”, është shprehur ajo.