Arbëri

Pas tërmetit, Durrësi ndez dritat e festave të fundvitit

Pas tërmetit, Durrësi ndez dritat e festave të fundvitit

Durrësi është një nga qytetet më të prekura nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, por përtej tronditjes, dhimbjes dhe dëmeve që mbetën pas, qyteti po përpiqet të ringrihet.

Dekori i festave të fundvitit ka rikthyer pak nga shkëlqimi i qytetit bregdetar, i cili dalëngadalë po i kthehet përditshmërisë, raporton ATSH.