Osmani: Do të gjendet zgjidhja për koalicionin me Vetëvendosjen Foto: Koha

Osmani: Do të gjendet zgjidhja për koalicionin me Vetëvendosjen

04 December 2019 12:49

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka vizituar edhe selinë e LDK-së, ku është takuar me Vjosa Osmanin.

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, në një deklaratë për media ka thënë se do të gjendet zgjidhja për arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen.

Ajo, madje shprehu vullnet që kjo të ndodhë, raporton KTV.

Osmani tha se qëndrimin e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të gjitha çështjet do ta bëjnë publik përmes një komunikate për media.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme