Arbëri

Kërkohet që të mos mbyllen qendrat mësimore për komunitete

Kërkohet që të mos mbyllen qendrat mësimore për komunitete
 

Organizatat e shoqërisë civile u mblodhën para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar shtyrjen e implementimit të Udhëzimit Administrativ (19/2018) për regjistrimin dhe funksionalizimin e qendrave mësimore.

OJQ të ndryshme kanë hapur qendra mësimore në vende të ndryshme të Kosovës që nga viti 2007. Janë mbi 50 qendra mësimore në tërë Kosovën, disa prej tyre funksionojnë brenda shkollës disa në qendra komunitare e disa në lokacione të marra me qira.