Kosova prapë ndër vendet e fundit në PISA

Kosova prapë ndër vendet e fundit në PISA

03 December 2019 09:21

Kosova prapë është radhitur ndër të fundit në testin ndërkombëtar PISA 2018.

Sipas rezultateve të OECD që i ka siguruar "Koha Ditore" në lexim, matematike dhe shkencë Kosova radhitet në vendin e 3 nga fundi.

Kosova, ka lënë mbrapa vetëm Republikën Domenikane dhe Filipinet.

Kosova është në vendin e 76 nga gjithsej 78 vendet pjesëmarrëse derisa Shqipëria ndodhet në vendin e 62.

Vendin e parë e mban Estonia e pasuar nga Kanada dhe Finlanda.

Në orën 11:00 ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi pritet t'i shpallë rezultatet e PISA-s në një konferencë për media.

Këtu mund ta gjeni raportin e plotë të PISA-s

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Cjapi11/12/2019 13:19

Nuk lun more rol vlersimi i PISA-s. Mos u nisni vetem nga PISA po shikoni dhe ristrukturoni sistemin arsimor, fuqizoni mesuesit, rritni rrogat per mesues, investoni ne infrastruktur e jo me ndertu xhamija. Atehere kur heronj serish jan mesuesit, inxhinjerat, mjekët, tek atehere mund te flasim per PISA. Leni PISA-n anash e investoni neper shkolla. Rrxoni xhamijat qe jan ndertu si kepurdhat e mbi ato simbole te pushtuesve ndertoni shkolla.

agroni (Ferizaj).03/12/2019 15:11

1+1=3, hahhahha

Shto koment

Të ngjashme