Marrëveshjen e dështon kundërpesha për presidentin Foto: Driton Paçarada / Koha

Marrëveshjen e dështon kundërpesha për presidentin

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 03 December 2019 06:40

Dallimet që i kanë për hisenë në pushtet kanë bërë që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike (LDK) të mos e finalizojnë të hënën marrëveshjen për koalicion qeverisës, ndonëse mbërritjen e saj e kishin paralajmëruar një ditë më parë. Burime të Kohës Ditore kanë thënë se pengesë është bërë kërkesa maksimaliste e LDK-së.

Sipas një burimi, vetë marrëveshja për koalicionin është vënë në pikëpyetje, pas insistimit të LDK-së për t’i takuar asaj posti i presidentit dhe që të mos japë si kundërpeshë për këtë, as edhe një ministri.

“LDK-ja është duke e kërkuar postin e presidentit, të kryeparlamentarit, të zëvendëskryeministrit dhe pesë ministri. Në anën tjetër, LVV-ja ka rënë në kërkesën që, për postin e presidentit, kësaj t’i ofrohet një ministri më shumë. Pra, që dikasteret të mos ndahen pesë me pesë, por gjashtë me katër për LVV-në”, ka thënë ky burim. “Nëse mbeten në këto pozicione, marrëveshje nuk do të ketë. Në këtë situatë vendi shkon në zgjedhje të reja”.

Liderët e të dyja partive kanë realizuar takim të hënën, pas të cilit nuk kanë dalë në disponimin që e kishin pas takimeve kur i negocionin aspektet që lidheshin me programin qeverisës.

Albin Kurti, kryetar i LVV-së dhe kandidat për kryeministër, ka shprehur shpresën se marrëveshja do të ndodhë.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, po kështu ka kumtuar mungesën e marrëveshjes. Ai ka refuzuar të japë detaje për çështjet që janë bërë pengesë në avancimin e negociatave për koalicionin. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agim krasniqi03/12/2019 14:34

ISA MUSTAFA dhe LDK-ja gjithmon kane qene ne koalicione me PAN-istet.Prandaj nuk bene kursesi me ia dhene postin e PRESIDENTIT qe eshte sikurse me ia dhene THAQIT ose thaqisteve.

Ardian03/12/2019 14:34

Eu eu eu, OJ LDK e mjera LDK e more ne qafe partin edhe popullin. a e dini mor se ku qendorni ju momentalisht kuota juaj do te ishte sot nen 20 deputet beso...o Iso shiko shendetin tend o burre i dheut jeto jeten ne pleqeri si gjysh kenaqu me nip e mbesa, po per qiftin tend, ka faj Albin Kurti qe nuk shkon ne zgedhje te reja, e pastaj ta shikojme se cilin "JOKER" ju ka mbet, ndonese me Vjosen mo nuk do te ju hec me... no more Vjosa Osmani edhe ajo e din shume mire se me qfar njerz ka te bej... pa rrespekt per juve "ZERO" Ardi

Shto koment

Të ngjashme