Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli takon ambasadorët e Quintit në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë i dhe ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quintit në Kosovë.

Sipas njoftimit për media nga MPJ-ja, në këtë takim është diskutuar për prioritet e politikës së jashtme të Kosovës dhe, siç thuhet në komunikatë “veçmas përkushtimin e ministrit Pacolli për koordinim të ngushtë me të gjitha shtetet partnere amerikane dhe evropiane në agjendën ndërkombëtare”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithnjë sipas njoftimit të MPJ-së, Pacolli i ka siguruar ambasadorët se në mesin e prioriteteve kryesore është vendosmëria për të përdorur politikën e jashtme të Kosovës jo vetëm për të zgjeruar dhe ushtruar sovranitetin por edhe për qëllime të politikës së brendshme sikurse janë rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

“Kjo do të ndodhë në baza ditore dhe në mënyrë strategjike për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare në procesin e njohjeve dhe deri tek rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë”, thuhet në njoftim.