Sërish tërmet në Shqipëri

Tërmeti i fundit shkakton panik, qytetarët dalin në sheshet kryesore të Tiranës

30 November 2019 22:01
23:46

Tërmeti i fundit i rënë para rreth një ore, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter dhe që kishte si epiqendër Hamallajn u ndie edhe në Tiranë.

Ky tërmet ka shkaktuar panik tek qytetarët të cilët kanë dalë në sheshet kryesore të vendit siç është ai tek stadiumi Dinamo apo sheshi Nënë Tereza.

Banorët u shprehën se do flenë në makina sepse kanë frikë të kthehen në banesa./Tch/

22:01

Sërish tërmet në Shqipëri

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.5  i shkallës Rihter u ndje sonte në Shqipëri.

Lëkundjet u regjistruan në orën 21:54 dhe u ndjenë në Tiranë, Durrës dhe Dibër.

Kujtojmë se që nga e mëngjesi i së martës nga kur u shënua tërmeti shkatërrues i cili la 51 viktima dhe qindra të plagosur, kanë ndodhur edhe qindra tërmete tjera në Shqipëri./Oranews/

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme