Arbëri

Ish-polici Dritan Hamza mohon të ketë hequr dorë nga dëshmia kundër Lubisha Manitasheviqit

Ish-polici Dritan Hamza mohon të ketë hequr dorë nga dëshmia kundër Lubisha Manitasheviqit

Dritan Hamza nga Rahoveci, njëri nga të apostrofuarit prej Nikolla Manitasheviqit, të vëllait të të dyshuarit për krime lufte nga Hoça e Madhe e Rahovecit, Lubisha Manitasheviqit, ka mohuar pohimet e tij para mediave në Beograd, ku po protestonte me serbë të tjerë nga Kosova kundër vendimit të Hungarisë për ekstradimin e tij në Kosovë, se ka tërhequr akuzën kundër tij.

Ky, pra Dritani, që ai e ka quajtur gabimisht me mbiemrin Hoxha, njëri nga tre të plagosur me katër plumba, i kontaktuar ndërkohë nga Koha.net ka thënë se nuk është e vërtetë që ka hequr dorë nga akuza kundër Lubisha Manitasheviqit, i cili në qershor të vitit 1999 e qëlloi këtë me 4 plumba në pjesë të ndjeshme të trupit, siç tha – rreth zemrës, kurse dy të tjerë - Daim Nurkasën dhe Selami Abazibrën i plagosi më lehtë.