Arbëri

Hungaria vendos ta ekstradojë në Kosovë një të dyshuar për krime lufte, protestojnë serbët në Beograd

Hungaria vendos ta ekstradojë në Kosovë një të dyshuar për krime lufte, protestojnë serbët në Beograd

Disa dhjetëra serbë nga Kosova, kryesisht nga qytetet e Rrafshit të Dukagjinit – Rahoveci, Hoça e Vogël, Pejë, Gjakova, Klina, Prizreni, kanë protestuar, duke ndalur komunikacionin për një orë në Krunska Ulica në Beograd, para Ambasadës hungareze në Serbi, në shenjë kundërshtimi të vendimit të autoriteteve hungareze që ta ekstradojë në Kosovë shtetasin e Serbisë, Lubisha Manitasheviqin, të dyshuar për krime lufte në Kosovë, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.

Pjesëmarrësit e protestës thanë se kështu po e mbështesin të vëllain e Lubisha Manitasheviqit, Nikollën, i cili para Ambasadës hungareze po bën grevë urie nga e hëna. Vëllezërit Manitasheviqit janë me origjinë nga Hoça e Madhe te Rahoveci.