Arbëri

Haradinaj s’e harron zakonin, prapë ndanë ëmbëlsira për Policinë e Kosovës

 

Derisa sot në Kosovë e Shqipëri nuk po festohet Dita e 28 Nëntorit, pas tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri, megjithatë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, e ka uruar festën në facebook, e madje për Policinë e Kosovës, ashtu siç bënë çdo vit, ka ndarë edhe ëmbëlsira.

“Në këtë ditë të bekuar për kombin tonë e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Bashkëndjejmë me dhimbjen shqiptare. Urime festa!”, shkruan Haradinaj.