Të tjera familje nga Durrësi mbërrijnë në Prishtinë

Nis sistemimi i familjeve të ardhura nga Shqipëria në Prishtinë

28 November 2019 00:43
01:09

Te stadiumi “Fadil Vokrri” tashmë ka arritur edhe një autobus me familje nga Shqipëria.

45 persona kanë arritur aktualisht në Prishtinë. Ata tashmë janë sistemuar në familje të ndryshme në Prishtinë.

Adhurim Kasapolli nga Peja ishte njëri prej tyre që ka sistemuar një familje të ardhur nga Shqipëria.

“Kam shprehur dëshirën me i marrë në banesë me i strehu dhe shpresoj se s’do të ketë probleme aty do të kenë ushqimin dhe të gjitha që nevojiten”, u shpreh Kasapolli.

E edhe autobusë të tjerë pritet të vijnë në Prishtinë pas orës 03:00.

Kurse edhe Ilir Krasniqi nga Rahoveci tha se do të marrë ndonjë familje nga Shqipëria për të sistemuar në banesë.

00:43

Të tjera familje nga Durrësi mbërrijnë në Prishtinë

KTV-ja është me pamje direkt nga Prishtina ku tashmë kanë mbërritur familje të tjera nga Durrësi.

Kujtojmë se shumë kosovarë kanë shprehur solidaritetin e tyre me familjet e prekura nga tërmeti duke vënë në dispozicion shtëpitë e tyre për t’u vendosur këto familje nga Shqipëria.

Nga Stacioni i Autobusëve tani këto familje do të vazhdojnë për në shesh për strehim.

Qytetarët janë shprehur se ishte një vuajtje shumë e madhe nga goditjet që shkaktuan tërmetet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme