Arbëri

Limaj: Deputetët tanë do të jenë zë i fuqishëm i qytetarëve të Kosovës

Foto: Alban Bujari / KD
 

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e KQZ-së, sipas të cilave koalicioni NISMA-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës me 6 deputetë.

Limaj ka thënë se KQZ-ja pas gati dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve, lexoi vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit.