Arbëri

Klubi kosovar i Prodhuesve nisi 200 ton produkte ushqimore për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka nisur sot ndihmat e para për të prekurit e tërmetit që ndodhi dje në Shqipëri.

Duke i përcjellë me shqetësim shumë të thellë ngjarjet e djeshme, anëtarët e Klubit të Prodhuesve, por edhe kompani të tjera, janë mobilizuar që t’iu dalin në ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë natyrore.

Ndihmat e para janë produkte të domosdoshme për të prekurit. Janë dërguar mbi 200 ton produkte ushqimore, por edhe dyshekë, batanije dhe produkte të ndryshme të sanitare. Kompanitë të cilat këtë herë e kanë përkrahur këtë aksion humanitar janë Devolli Group (Blerim Devolli), M&Sillosi dhe Comodita (Shkëlqim Devolli), Rugove (Visar Kelmendi), Fluidi (Fejzulla Mustafa), Frutex (Shaqir Palushi) dhe Flutura (Gojart Kelmendi).

Klubi i Prodhuesve sinqerisht bashkë ndjenë me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe i shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, me shpresën që numri i tyre të mos rritet dhe pasojat të jenë sa më të vogla. Jemi me të gjithë të lënduarit dhe me ata që mbeten pa kulm mbi kokë nga kjo katastrofë e natyrës.

{gallery}