Tetë persona në Shqipëri janë në gjendje të rëndë, dy do të dërgohen në Itali

Tetë persona në Shqipëri janë në gjendje të rëndë, dy do të dërgohen në Itali

27 November 2019 11:30

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje për personat që po trajtohen në spitale.

Ajo ka njoftuar se 8 persona janë në gjendje më të rëndë, ndërsa po presin që 2 nga këta të dërgohen për Itali.

“Dua të garantoj që puna që është bërë nga mjekët në Tiranë dhe Durrës është një punë e jashtëzakonshme profesionale, por duam që të mos mungojë asgjë dhe nëse është e nevojshme, të sigurojmë trajtim edhe më të specializuar se në Shqipëri”, tha Manastirliu, raporton KTV.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme