Arbëri

Zvarritet shënjestrimi i rasteve të homologimit, 53 milionëve, granteve të bujqësisë, HC-ve, Hazirit e tenderit të Policisë

Zvarritet shënjestrimi i rasteve të homologimit, 53 milionëve, granteve të bujqësisë, HC-ve, Hazirit e tenderit të Policisë
 

Hetimi për pagesat e Qeverisë së Kosovës për kompaninë “Bechtel Enka” në vlerë të 53 milionë eurove, hetimi i krijimit të monopolit për homologimin e veturave, hetimi i dyshimeve për dhënien e në mënyrë korruptuese 3 milionë euro grante për njerëz të politikës nga Ministria e Bujqësisë, nuk po konsiderohen raste reprezentative të korrupsionit të profilit të lartë nga Prokuroria Speciale.

Ka rreth katër muaj që Policia e Kosovës i ka kërkuar Prokurorisë Speciale shënjestrimin e rasteve të tjera, ku janë përfshirë zyrtarë të lartë. Prej atëherë ky institucion nuk i ka shënjestruar ato, shkruan sot “Koha Ditore”.