Arbëri

Drejtori i Krimeve Ekonomike Emin Beqiri prapa mbylljes së hetimeve me para

 

Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i kishte siguruar drejtuesit e Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD) që së bashku me sekserin Rrahim Hashimi do të ua mbyllte rastin. Përveç se ishte në dijeni se sekseri në emër të Policisë se Kosovës po u kërkonte para personave në fazën preliminare të mbledhjes se informatave, ai i kishte porositur edhe të veprojnë siç u thoshte Rrahim Hashimi, i cili sapo kishte nisur mbledhja e informatave u kishte kërkuar para.

Këtë “Kohës Ditore” ia kanë konfirmuar disa burime të ndryshme, ndërsa gazeta posedon edhe dëshmi që e mbështesin lidhjen e Beqirit me Hashimin për këtë rast ryshfeti.