Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i kishte siguruar drejtuesit e Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD) që së bashku me sekserin Rrahim Hashimi do të ua mbyllte rastin. Përveç se ishte në dijeni se sekseri në emër të Policisë se Kosovës po u kërkonte para personave në fazën preliminare të mbledhjes se informatave, ai i kishte porositur edhe të veprojnë siç u thoshte Rrahim Hashimi, i cili sapo kishte nisur mbledhja e informatave u kishte kërkuar para.
Këtë “Kohës Ditore” ia kanë konfirmuar disa burime të ndryshme, ndërsa gazeta posedon edhe dëshmi që e mbështesin lidhjen e Beqirit me Hashimin për këtë rast ryshfeti.
Prokuroria kishte nisur vitin e kaluar një hetim për disa zyrtarë të Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD) nën dyshimin se kanë krijuar skema piramidale, nëpërmjet të cilave kanë mashtruar fermerë të shumtë.
Por, siç raportoi “Koha Ditore” të mërkurën, kësaj OJQ-je në vazhdimësi u janë kërkuar para nga sekserë të Policisë se Kosovës për të ua mbyllur rastin.
Sipas dëshmive që gazeta ka në dispozicion, sekseri Rrahim Hashimi ishte në lidhje me drejtorin policor Emin Beqiri (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Provat që inkriminojnë Beqirin në mbylljen e hetimeve me para [audio bisedat]
-
Cili zyrtar i Policisë komunikonte me sekserin që mbyllte hetimet kundër zyrtarëve për të holla
-
Lirohet ish-drejtori i Krimeve Ekonomike, “sekseri” kthehet në rishqyrtim
-
Konfirmohet aktakuza ndaj Beqirit e Hashimit, të dyshuar se morën 100 mijë euro për të mbyllur një rast
-
Ish-shefi i Krimeve Ekonomike tentoi të fshehë provat që e inkriminonin në rastin “Sekseri”