Arbëri

KFOR-i turk sot demonstron shkathtësitë në komunë të Dragashit

KFOR-i turk në mëngjesin e ditës së sotme (e mërkurë) do të bëjë manovra ushtarake në komunën e Dragashit.

Nga ora 6:00 në mëngjes deri në 11:00 forcat turke do të jenë të pranishëm në këtë komunë.

Ata madje kanë njoftuar se do të përdoren edhe helikopterët dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të mos shqetësohen.

“Mëngjesin e së mërkurës, nga ora 6:00 deri në orën 11:00, ushtarët e KFOR-it turk do të zhvillojnë manovra ushtarake në territorin e komunës së Dragashit, ku do të përfshihen edhe helikopterët. Luten banorët që mos të shqetësohen, me që këto do të jenë aktivitete të rëndomta ushtarake, me qëllim stërvitjen e ushtarëve për të qenë të përgatitur për çdo lloj situate”, thuhet në njoftim.