Arbëri

Faturat dëshmojnë se Haradinaj i çoi 506 mijë euro në dreka

Foto: Koha / ilustrim
 

Në vlerë të një demi, Ramush Haradinaj ka harxhuar në dreka secilën ditë pune gjatë gjysmëmandatit qeverisës, të përmbyllur me dorëheqje. Saktësisht 506.779.22 euro është shuma që Qeveria ia ka përshkruar atij në këtë kategori shpenzimesh.

E dhëna ndodhet në pasqyrën e harxhimeve që Zyra e Kryeministrit ia ka prezantuar “Kohës Ditore” këtë të hënë, pas një kërkese të përsëritur për qasje në dokumente publike. Fillimisht ky institucion i kishte prezantuar të dhënat komulative për të gjithë Zyrën, shkruan sot “Koha Ditore”.