Arbëri

Deputetët e LDK-së e të VV-së së bashku për një vit shpenzuan 26.500 euro në mëditje e hotele

26 mijë e 569 euro e 71 centë për gjashtë muaj, kanë shpenzuar deputetët e dy partive më të mëdha opozitare në legjislaturën e kaluar për udhëtime jashtë vendit.

Nga 25 deputetë sa ka pasur në Kuvend Lidhja Demokratike e Kosovës, 15 prej tyre kanë marrë pjesë në vizitat zyrtare jashtë vendit, raporton KTV.