Nis peticioni kundër rritjes së çmimit për sigurimin e veturave Foto: Koha / ilustrim

Nis peticioni kundër rritjes së çmimit për sigurimin e veturave

17 November 2019 11:13

Ka nisur një peticion online kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që të rritet çmimi për sigurimin e automjeteve.

Në peticionin e nisur tregohet se rritja e këtij çmimi është më shumë se 26 për qind.

“Ky peticion bëhet me qëllim që të bëjë presion tek BQK, dhe institucionet tjera të involvuara, që ta anulojnë këtë vendim dhe çdo lloj vendimi tjetër që ka të bëjë me rritjen e tarifave të sigurimit”, thuhet ndër të tjerash në përshkrimin e peticionit.

Pos këtij peticioni, për të shtunën e 23 nëntorit është paraparë edhe një protestë para BQK-së.

Këtu mund ta gjeni peticionin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme