Arbëri

Mbyllet përkohësisht pjesa e rrugës Brezovicë-Qendra e skijimit

Foto: Koha / ilustrim
Foto: Koha/Ilustrim
 

Ministria e Infrastrukturës njofton se për shkak të zhvillimit të punimeve -asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit), që nga sot 15 nëntor e deri të dielën, më 17 nëntor 2019, rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim, për të gjitha automjetet.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftim.