Arbëri

Thaçi ia dhuroi bibliotekës së Forumit të Paqes në Paris librin kushtuar Nënë Terezës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dhuruar bibliotekës së Forumit të Paqes në Paris librin kushtuar Nënë Terezës.

“Bibliotekës së Forumit të Paqes në Paris, sot ia dhurova librin ‘Nëna e Dashurisë’ kushtuar Nënë Terezës, e cila është simbol i dashurisë, solidaritetit dhe kujdesit. Populli ynë i dha botës një nënë shumë të dashur për gjithë popujt, e cila me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.