Arbëri

Thaçi: Kosova e përkushtuar për të dhënë kontribut në sigurinë rajonale e globale

Thaçi: Kosova e përkushtuar për të dhënë kontribut në sigurinë rajonale e globale
 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ndërsa në mesditë do të ketë një panel të veçantë, ku do të flasë për angazhimin për arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se “Në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku u bëmë bashkë udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë”.