Arbëri

Kurti përjashton koalicionin me Listën Serbe, por do të respektojë Kushtetutën që të jenë në qeveri

Kurti përjashton koalicionin me Listën Serbe, por do të respektojë Kushtetutën që të jenë në qeveri

Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe kandidat për kryeministër i qeverisë së re u shpreh në një intervistë për Report Tv (të Tiranës) se është kundër iniciativës së bashkëpunimit rajonal të Shengenit Ballkanik në këtë formë që po krijohet.

Ai e cilësoi si të gabueshme dhe e pashpjegueshme ngutjen që me doemos të mbahej tani kjo mbledhje në Ohër, kur dihej se Kosova nuk do të merrte pjesë. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria më parë duhet të heqin barrierat mes tyre dhe më pas të mendojnë për nismat rajonale, ku kërkoi më tej që të ketë një politikë të përbashkët.