Arbëri

Krasniqi: Bankat me tarifat e tyre po vështirësojnë veprimtarinë e bizneseve

 

Oda e Afarizmit të Kosovës nëpërmjet një konference për media ka shprehur shqetësimin lidhur me problemet e bizneseve me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me bankat komerciale në Kosovë.

Kryetari i Bordit të OAK Skënder Krasniqi tha se kamata prej 5 për qind për kthimin e parave të imta, tarifat e larta të bankave komerciale për deponimin e të hollave, numri i ulët i bankomateve, numri i degëve të bankave, provizionet e POS-ve dhe mundësia kufizuar e deponimit të parave “cash” në ATM, janë vetëm disa nga çështjet që shqetësojnë bizneset.