Arbëri

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët

Foto: Arben Llapashtica

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë në 17 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.