Arbëri

Në MF pohojnë se pagat me rritje në sektorin publik dalin para 31 dhjetorit

Në MF pohojnë se pagat me rritje në sektorin publik dalin para 31 dhjetorit

Në fund të muajit të ardhshëm pagat me rritje në sektorin publik do të dalin pa vonesë.

Këshilltari i ministrit së Financave në detyrë Bedri Hamza, Lulzim Rafuna tha për RTKlive se pagat me rritje në muajit dhjetor do të dalin 2-3 ditë para 31 dhjetorit, festës së Vitit të Ri. Sipas tij nuk do të ketë asnjë problem për paga.