Arbëri

Prezantohet Buxheti 2020 për Shqipërinë, synohet të hapen 35 mijë vende pune

Prezantohet Buxheti 2020 për Shqipërinë, synohet të hapen 35 mijë vende pune

Pas rishikimit në rënie që i bëri rritjes ekonomike për këtë vit, Qeveria e Shqipërisë parashikon se vitin tjetër ekonomia do të zgjerohet me 4.1%.

Anila Denaj teksa prezantoi buxhetin në konferencën e kryetarëve u shpreh optimiste për arritjen e këtij objektivi, pavarësisht ecurisë jo të mirë të të ardhurave për këtë vit. Paralelisht me këtë fakt qeveria parashikon se do të hapë 35 mijë vende të reja pune.