Pas rishikimit në rënie që i bëri rritjes ekonomike për këtë vit, Qeveria e Shqipërisë parashikon se vitin tjetër ekonomia do të zgjerohet me 4.1%.
Anila Denaj teksa prezantoi buxhetin në konferencën e kryetarëve u shpreh optimiste për arritjen e këtij objektivi, pavarësisht ecurisë jo të mirë të të ardhurave për këtë vit. Paralelisht me këtë fakt qeveria parashikon se do të hapë 35 mijë vende të reja pune.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa i përket paketës fiskale, ministrja e vuri theksin tek procesi i ri i fiskalizmit i cili për vitin që vjen do të ndikojë pozitivisht në rënien e informalitetit.
Shpenzimet totale të buxhetit për vitin që vjen arrijnë në 532 miliardë lekë, ku fokusin më të madh të investimeve do ta kenë arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura./vizionplus