Arbëri

Macroni pranon se hapjen e negociatave me Shqipërinë nuk e deshi gjysma e BE-së

Foto: Reuters

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zbuluar se “shumica e përfaqësuesve të BE-së përkrahën hapjen drejt Maqedonisë së Veriut, por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për Shqipërinë”.

“Ky është gabim fatal”, ka thënë Macron në një intervistë për The Economist, përcjell Koha.net.

I pyetur nëse “mendon se ata po fshihen prapa Francës”, Macron ka thënë se jo vetëm se e mendon, por edhe e di këtë.

“Pyesni ata nesër nëse duan t’ia hapin derën Shqipërisë. Gjysma e tyre do të thonë jo. Ata duan t’ia hapin dyert Maqedonisë së Veriut, është shtet i vogël, e ka ndërruar emrin dhe kjo është arritje e njëmendtë historike. Nuk e frikëson askënd. E vërteta është se nëse nuk i hapemi Shqipërisë, do të shkaktojmë traumë të tmerrshme në rajon. Ka komunitete shqipfolëse kudo. Nëse e turpëroni Shqipërinë, rajoni do të destabilizohet përherë”, ka thënë Macron.