Arbëri

Jevtiqin e Listës Serbe “nuk e interesuaka nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së Kurtit”, por vetëm interesi i popullit serb

Beograd, 7 nëntor – Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq thotë se ajo që plason lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i mundshëm për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti paraqet kthim në vitet e nëntëdhjeta dhe se do të jetë interesante të shihet se në çfarë mënyre do të veprojë ai si kryeministër i ardhshëm.

Jevtiq i tha Radiotelevizionit të Serbisë se Lista Serbe nuk vrapon që me çdo kusht të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës, por shikon se çfarë është me rëndësi për interesin e popullit serb, ndërsa ajo që e dëgjon nga Kurti nuk e inkurajon, përcjell Koha.net.

Ajo që do të jetë interes yni kombëtar, ashtu edhe do të veprojmë, ka thënë Jevtiq duke paralajmëruar se sot do të bisedojnë me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin, “në mënyrë që të vendosim mbi veprimin e ardhshëm të përbashkët”.

Siç ka thënë ai, interes i serbëve të Kosovës është vazhdimi i dialogut në Bruksel, paqja dhe stabiliteti.

Për Albin Kurtin ka thënë se ai “po sillet si zëdhënës i atyre përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, të cilët në zgjedhje pësuan disfatë dhe flet “atë që mund ta dëgjojë nga Nenad Rashiqi, Rada Trajkovi qi e të tjerët”, përcjell Koha.net.